KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Jemi shumë më të fortë se Kosova”, legjenda e Turqisë analizon finalen dhe tregon pikat e forta të Dardanëve

“Jemi shumë më të fortë se Kosova”, legjenda e Turqisë analizon finalen dhe tregon pikat e forta të Dardanëve

Ish-kapiteni legjendar i Turqisë dhe Galatasarayt, Bulent Korkmaz, ka folur me shumë besim për përballjen e ardhshme ndaj Kombëtares së Kosovës, duke theksuar epërsinë që, sipas tij, ka përfaqësuesja turke në këtë duel të rëndësishëm.

Korkmaz, ka analizuar përballjen ndaj Kosovës në finale të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se Turqia ka avantazh në cilësi individuale dhe ekipore.

Ai pranon se mungesa e një sulmuesi tipik është një mangësi, por vlerëson punën e trajnerit Vincenzo Montella, i cili po e mbulon këtë rol me alternativa në repartin sulmues.

“Edhe ata do të synojnë të shkojnë në botëror. Por, ne kemi kualitetet individuale dhe ekipore më të mira se ata. Jemi shumë më të fortë se Kosova, dhe cilësia e skuadrës sonë është më e mirë”, ka thënë fillimisht Korkmaz, përcjell Telegrafi.

“E vërteta është se ata kanë një qendër sulmues ndërsa ne po luajmë pa të. Jo se nuk po duam ta inkuadrojmë, por nuk e kemi. Megjithatë këtë pozicion po e mbulon mirë trajneri Vincenzo Montella me Kerem Akteroglu dhe Baris Alber”.

Korkmaz beson se Turqia do të gjejë hapësira në mbrojtjen e Kosovës, por paralajmëron se kundërshtari është i rrezikshëm në duelet ajrore dhe në goditjet standarde.

Në fund, ai shpreh besim të plotë se falë kualitetit që posedon, Turqia ka gjithçka për të siguruar një vend në Kupën e Botës.

“Unë do të doja që në qendër të sulmit të luante Kenan Yildiz, por ai po luan në krah sikurse në Juventus. Do të jetë një ndeshje e mirë. Kosova do të ketë përparësi në ndërprerje, faulle dhe rivënie këndore”.

“Ne do të mundohemi që të gjejmë hapësirë në mbrojtjen e tyre. Unë besoj se do të shkojmë në botëror pasi kemi kualitet”, përfundoi ish-kapiteni i Turqisë.

Ndryshe, “Dardanët” e presin Turqinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, të martën e 31 marsit, me fillim nga ora 20:45 dhe fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet në Kupën e Botës në ShBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.