Kombëtarja e Kosovës U21 nuk ka arritur të fitojë së paku një pikë në shtëpi ndaj Rumanisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.
“Dardanët” e rinj zhvilluan një paraqitje solide, por që u mposhtën me rezultat 0-1.
Kosova e nisi mjaftë mirë duke e kontrolluar posedimin dhe tentoi të krijonte disa aksione nëpërmjet anësorve të krahut, mirëpo që assesi s’i finalizuan.
Rumania gjithashtu rrezikoi disa herë me disa aksione të shpejta megjithatë mbrojtja dardane ishte në vendin e duhur.
Sidoqoftë, kur askush s’e priste – Vermesan arriti të merrte një asistim nga Trica dhe përfitoi nga një dalje e portierit për ta vulosur fitoren (67’).
Kosova provoi të këndellet për të barazuar megjithatë assesi s’ia doli ta thyejë mbrojtjen mysafire.
Vlen të ceket se edhe lojtarët e Kosovës ishin në stadium për t’i mbështetur grupmoshat U21.
Kosova fatkeqësisht me kaq mund të themi se e mbyll shpresën për një vend për Evropian, për të rënë në pozitën e katërt me tetë pikë ndërsa Rumania ngritët në vendin e tretë Rumania me 10 sosh./Telegrafi/