Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Pas përfundimit të votimit, ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq doli dhe pranoi humbjen, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Enis Reçica deklaroi se ishin studentët ata që arritën ta largonin nga pushteti Vuçiqin.
“Studentët të cilët protestuan me vite të tëra, diku dy-tri vite, që protestuan në vazhdimësi, e organizuan një lloj subjekti, liste të përbashkët studentore me emrin ‘Studentët fitojnë’ dhe iu m’veshën garës zgjedhore, duke arritur ta mposhtin goxha fort Aleksandar Vuçiqin. Këtë rast, Vuçiqi gjatë garës së mbrëmshme humbi bindshëm”, u shpreh gazetari në Klan Kosova.
Burimi: klankosova.tv ↗

