Të hënën, do të mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet në orën 09:00.
Në këtë mbledhje, komisioni do ta shqyrtojë projektligjin me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.
Ndërkaq, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ky komision do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

