KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rap-artistja e re Era Emurli sjell “Me ty”, këngën e dytë nga EP-ja e saj e parë – talenti i saj vihet re nga publiku shqiptar

Rap-artistja e re Era Emurli sjell “Me ty”, këngën e dytë nga EP-ja e saj e parë – talenti i saj vihet re nga publiku shqiptar

Artistja e re Era Emurli ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar Me ty, e cila vjen si pjesë e EP-së së saj më të re 7 Hijet.

Projekti i ri prezanton një baladë të këndshme në frymën hip-hop dhe RnB, ku artistja shfaq një anë më emocionale të interpretimit të saj. Kënga është punuar nga producentët LENNOX dhe BENNYBEE, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Era, duke sjellë një rrëfim personal dhe të ndjerë.

“Me ty” është vizualizuar edhe me një videoklip mjaft të veçantë, i realizuar nga XL Films. Xhirimet janë kryer në Prishtinë, duke i dhënë projektit një atmosferë urbane dhe intime. Producent ekzekutiv i këtij projekti është Fati Rexhepi, i cili ka kontribuar në realizimin e tij.

Era Emurli duket se po e nis me hapa të sigurt karrierën e saj muzikore, duke arritur të vërë në pah talentin në rap dhe stilin e veçantë që po tërheq vëmendjen e audiencës shqiptare. Projekti i ri vjen pas këngës Luj Vuj, e cila u prit mirë nga publiku dhe shërbeu si prezantimi i parë i artistes.

– YouTube youtu.be

EP-ja “7 Hijet” përfshin gjithsej shtatë këngë, ndërsa pesë projekte të tjera pritet të publikohen në vijim, duke paralajmëruar një periudhë aktive për artisten e re në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.