Barcelona po përgatit një lëvizje që mund të trondisë afatin kalimtar veror. Bordi drejtues i klubit, i udhëhequr nga Deco, ka vendosur synimin tek Víctor Munoz, aktualisht pjesë e Osasunës, i cili është formuar në akademinë e Real Madridit.
Ky do të ishte një transferim me një komponent të fortë mediatik, jo vetëm për talentin e lojtarit, por edhe për të kaluarën e tij te klubi i bardhë.
Në moshën 22-vjeçare, Munoz ka shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Osasunës. Në vetëm disa muaj, ai ka treguar përparim të dukshëm, duke u dalluar për vertikalitetin, aftësinë në driblim dhe instinktin ofensiv.
Adaptimi i tij në La Liga ka qenë i shpejtë, me një ndikim të menjëhershëm, duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha.
Në Barcelona e shohin te ai një profil të ri dhe dinamik me hapësirë për përmirësim, ideal për të forcuar sulmin për të ardhmen.
Real Madrid mban fjalën e fundit në shumë aspekte të operacionit. Nëse vendosin të ushtrojnë opsionin e rikthimit, ata mund të bllokojnë direkt transferimin e Barcelonës ose madje të rrisin çmimin.
Nga ana tjetër, Barça është e gatshme të bëjë një bast të fortë për lojtarin. Deco beson se ai mund të jetë një shtesë strategjike, si nga ana sportive, ashtu edhe nga ajo mediatike.
Nëse ardhja e tij te Barcelona konfirmohet, do të jetë një nga lëvizjet më të shquara të viteve të fundit, si për ndikimin sportiv, ashtu edhe për gjithë elementët që e rrethojnë figurën e tij./Telegrafi/