KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filipçe: Nuk do të lejoj përçarje në LSDM dhe nënkontraktorë të rinj të OBRM-PDUKM-së kriminale

Filipçe: Nuk do të lejoj përçarje në LSDM dhe nënkontraktorë të rinj të OBRM-PDUKM-së kriminale

Nuk do të lejoj përçarje në LSDM dhe nënkontraktorë të rinj të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së, theksoi Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në emisionin “Top Tema”.

Filipce theksoi se në një periudhë kur LSDM po demaskon aktivitetet kriminale të OBRM-PDUKM-së, nuk do të lejojë krijimin e strukturave që do të punojnë në interes të qeverisë.

“Dua ta bëj të qartë, nuk do të lejoj një ZNAM të dytë. Nuk do të lejoj një tjetër shkëputje në një periudhë kur po dalim me kritika të forta ndaj qeverisë, duke argumentuar dhe duke ekspozuar veprimet e tyre kriminale, duke ekspozuar arsyet për ndalimin e rrugës së integrimit evropian”, tha Filipçe.

Filipçe tha se iniciativat aktuale që po bëhen publike për momentin nuk kanë bazë serioze dhe nuk ofrojnë argumente konkrete./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.