KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Prishtina” nis aksionin e shkyçjeve edhe në Obiliq për konsumatorët me borxhe

KRU “Prishtina” nis aksionin e shkyçjeve edhe në Obiliq për konsumatorët me borxhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se ka filluar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me borxhe të papaguara, tashmë edhe në Obiliq.

Sipas njoftimit, aksioni synon evidentimin e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren masa konkrete.

“Lusim të gjithë konsumatorët me borxhe që të kryejnë pagesat ose të paraqiten për marrëveshje pagese”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se në rast të mosshlyerjes së obligimeve, do të pasojë ndërprerja e furnizimit me ujë, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj konsumatorëve që nuk respektojnë detyrimet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.