KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edhe 7 ditë para afatit të fundit për  çështjen e presidentes, nga Kushtetuesja thonë se vendimi do të merret pas shqyrtimit kushtetues

Edhe 7 ditë para afatit të fundit për  çështjen e presidentes, nga Kushtetuesja thonë se vendimi do të merret pas shqyrtimit kushtetues

Gjykata Kushtetuese së Kosovës ka bërë të ditur se vendimi lidhur me çështjen e presidentes, Vjosa Osmani do të merret vetëm pas një shqyrtimi të plotë të të gjitha aspekteve kushtetuese.

Sipas një përgjigje dërguar Telegrafit, Gjykata ka theksuar se procesi i vendimmarrjes do të zhvillohet në përputhje me dispozitat në fuqi dhe standardet ligjore që rregullojnë funksionimin e saj.

“Vendimi përkitazi me këtë rast do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ditë më parë vendosi të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.