KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga Mallorca në elitë, Vedat Muriqi në garë me Kane dhe Haaland për “Këpucën e Artë”

Nga Mallorca në elitë, Vedat Muriqi në garë me Kane dhe Haaland për “Këpucën e Artë”

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po dominon garën për “Këpucën e Artë” në Evropë për sezonin 2025/26, duke krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj ndjekësve të tij.

Anglezi ka realizuar 31 gola në kampionat (62 pikë), duke lënë pas sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili renditet i dyti me 23 gola (46 pikë).

Në vendin e tretë ndodhet ylli i Manchester City, Erling Haaland, me 22 gola (44 pikë).

Ndërkohë, në garë mbeten edhe emra të tjerë si Igor Thiago (19 gola, 38 pikë), Vedat Muriqi (18 gola, 36 pikë) dhe Deniz Undav (18 gola, 36 pikë), megjithatë diferenca me kreun mbetet e ndjeshme.

Sistemi i renditjes për “Këpucën e Artë” bazohet në koeficientë, ku golat e shënuar në pesë ligat më të forta evropiane shumëzohen me 2.

Ndërsa në kampionate si ato të Portugalisë, Turqisë dhe Holandës aplikohet një koeficient 1.5.

Ky sistem u mundëson lojtarëve si Paul Onuachu (21 gola, 31.5 pikë) dhe Vangelis Pavlidis (21 gola, 31.5 pikë) të renditen në mesin e dhjetë më të mirëve, pavarësisht se nuk luajnë në ligat elitare.

Me formën aktuale, Harry Kane shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim prestigjioz në fund të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.