Historia e automobilave është plot me pyetje të tipit “po sikur” – koncepte të harruara, vetura ëndrrash që nuk ia dolën kurrë të realizoheshin, pengesa të minutës së fundit dhe shumë më tepër.
Po sikur Alfa Romeo të kishte ndërtuar një rival të Porsche Boxster?
Projekti ekzistonte – të paktën nga pikëpamja e dizajnit – por në fund, u la mënjanë.
Tani, ideja është rishfaqur falë një postimi të ri në Instagram nga Juan Manuel Diaz, një ish-dizajner i Alfa Romeo, i cili së fundmi ndau një mori skicash për projektet e humbura të Alfa-s .
Pasi zbuloi më parë ato pesë projekte të parealizuara, dizajneri argjentinas tani ka ndarë skica të një koncepti tjetër të Alfa Romeo që do ta kishte çuar në garë me Porsche-n.
Dhe duket fantastike.
Diaz thotë në postimin e tij në Instagram: “Në vitin 2008, në studio mbërriti një propozim për një veturë me motor në mes si bazë për një projekt të ri dizajni. Detyra ishte e qartë: të krijohej një veturë sportive kompakte e aftë të rivalizonte bukurinë dhe saktësinë e Porsche Boxster”. /Telegrafi/