Mesfushori i talentuar me prejardhje nga Kosova, Erblin Osmani ka debutuar në Bundesliga si 16-vjeçar për Bayern Munichun.
Osmani që luan në pozitën e mesfushorit defansiv u inkuadrua në minutën e 87-të për të zëvendësuar Leon Goretzkan.
Kjo ishte hera e parë që talenti luan në ekipin e parë të Bayernit, derisa u stërvit me ta javë më parë.
16-vjeçari ka lënë mbrësa pozitive në ato stërvitje me ekipin e parë kësisoj edhe Vincente Kompany i dha minuta në përballjen ndaj Union Berlin, ku Bayerni po fitonte me rezultat 4-0.
Mbetet të shihet se nëse Osmani do të arrijë të gjejë vend në ekipin e parë të “Bavarezzëve”./Telegrafi/