KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bahtijari shënon moment historik në turizmin kosovar – viziton Seychelles me pasaportë të Kosovës

Bahtijari shënon moment historik në turizmin kosovar – viziton Seychelles me pasaportë të Kosovës

Flamur Bahtijari, pronari i AS Travel Club, është bërë kosovari i parë që udhëton drejt Seychellesme pasaportë të Republikës së Kosovës, duke hapur një destinacion të ri tropikal për qytetarët tanë.

Nga Business Class drejt ishullit Mahé, ai publikoi pamje dhe shkroi: “Seychelles është tanii hapur për pasaportën e Kosovës, sepse dikush duhej të ishte i pari.”

Udhëtimi shënon finalizimin e një procesi shumëvjeçar që Bahtijari ka zhvilluar në panairendërkombëtare të turizmit. Rruga nisi në vitin 2019 me takimin e tij të parë zyrtar me Didier Dogley, Ministrin e atëhershëm të Turizmit të Seychelles, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe mundësia e një marrëveshjeje turistike Kosovë–Seychelles.

Kontakti u thellua në vitin 2022 me dy takime të rëndësishme: me Patsy Moustache, Shefe e Misionit të Seychelles në Londër,dhe me Sylvestre Radegonde, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili garantoi angazhimin përkrijimin e një lidhjeje të re turistike mes dy vendeve. Fotot nga këto takime dokumentojnë qartë rrugëtimin që e çoi drejt këtij momenti historik.

Edhe pse Seychelles nuk e njeh ende formalisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, autoritetet kanë lejuar për herë të parë hyrjen e kosovarëve për qëllime turistike me pasaportë të Kosovës,duke e bërë udhëtimin e Bahtijarit të parin e këtij lloji.

Seychelles, me 115 ishuj, plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra kristal, është një ngadestinacionet më të kërkuara në botë për pushime luksoze dhe arratisje romantike. AS Travel Club paralajmëroi këtë hap përmes një postimi misterioz që ngriti kureshtjen e ndjekësve.

Agjencia pritet të publikojë së shpejti paketat e para drejt Seychelles, duke hapur një mundësitë re për turistët kosovarë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.