KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Siljanovska-Davkova: Të rritet vetëdija publike dhe të hapen më shumë qendra ditore për personat me sindromën Down

Siljanovska-Davkova: Të rritet vetëdija publike dhe të hapen më shumë qendra ditore për personat me sindromën Down

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot, në prag të 21 marsit – Ditës botërore të personave me sindromën Daun, priti përfaqësues të shoqatës për rehabilitim dhe përfshirje të personave me sindromën Down “Qendra ditore – Doza e lumturisë” nga Shkupi.

Siljanovska-Davkova e përshëndeti qasjen holistike në punën e shoqatës në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të jetës së fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me sindromën Down.

Në njoftimin e Kabinetit të presidentes thuhet se, në mbështetjen e prindërve dhe familjeve kujdestare, për presidenten është e rëndësishme që institucionet t’u mundësojnë personave me sindromën Down zhvillimin adekuat të aftësive jetësore dhe pjesëmarrjen aktive në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, si qytetarë të barabartë.

Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për rritjen e vetëdijes publike, si dhe hapjen e më shumë qendrave ditore.

“Nuk ka dozë më shëruese lumturie se sa mirëkuptimi, pranimi dhe dashuria ndaj këtyre personave”u shpreh ajo.

Kryetarja e shoqatës, Suzana Stojanovska, informoi se qendra e tyre është e hapur jo vetëm për fëmijët me sindromën Down, por edhe për fëmijët me aftësi të tjera të kufizuara, siç janë dëmtimet në të folur, dëgjim dhe shikim.

Ajo theksoi se diskriminimi ende i pranishëm ndaj tyre është një problem dhe sfidë e madhe shoqërore.

Në njoftim shtohet se mgjarja u bë veçanërisht i bukur nga performanca muzikore e fëmijëve në gjuhën e shenjave, me ndihmën e Sonja Kimova, ligjëruese e tyre gjuhës së shenjave.

“Se talenti nuk njeh barriera u bë e qartë pas pikës muzikore të harmonikës, të interpretuar nga Denis Dimitrov, në shoqërimin e mysafirëve të rinj nga Qendra ditore “Doza e Lumturisë” në Shkup. Në shenjë falënderimi, presidentja mori prej tyre një dhuratë të punuar me dorë”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.