KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​BERZH-i shpreh interesim për financimin e projekteve të energjisë së ripërtërishme në Kosovë

​BERZH-i shpreh interesim për financimin e projekteve të energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka shprehur interesim për mbështetjen e projekteve të energjisë së ripërtërishme në Kosovë.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të zëvendësministrit të Ekonomisë, Getoar Mjeku, me drejtorin menaxhues të BERZH-it për Evropën Juglindore, Grzegorz Zielinski, i cili po qëndron për vizitën e tij të parë në Kosovë që nga marrja e detyrës më 1 qershor 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, në takim u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, me fokus në rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë së pastër dhe forcimin e sigurisë energjetike.

BERZH-i ka vlerësuar përparimin e Kosovës në integrimin e burimeve të ripërtërishme në sistemin energjetik, duke shprehur gatishmëri për të mbështetur hartimin dhe zbatimin e ankandeve të reja për energjinë e ripërtërishme.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe projektet për efiçiencën e energjisë, si dhe zgjerimi i mundësive të financimit për qytetarët dhe bizneset përmes linjave kreditore në bashkëpunim me institucionet financiare vendore.

Palët shqyrtuan gjithashtu mundësitë për mbështetjen e programeve të financimit të gjelbër, të cilat synojnë të lehtësojnë investimet në teknologji të pastra dhe kursimin e energjisë.

Zëvendësministri Mjeku falënderoi BERZH-in për mbështetjen e deritanishme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare për përshpejtimin e tranzicionit energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në projekte strategjike që synojnë një sektor energjetik më të qëndrueshëm, konkurrues dhe të integruar me tregjet evropiane.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.