KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Me xhupin e famshëm të Drake në klip, reperi i ri Halidi sjell këngën e re “Insomnia”

Me xhupin e famshëm të Drake në klip, reperi i ri Halidi sjell këngën e re “Insomnia”

Reperi Halidi nga Rahoveci ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri, të titulluar “Insomnia”, i cili shënon një kthesë të dukshme nga stili i tij i mëparshëm.

Kënga e re është një projekt puro rep, ku Halidi nuk kurseu kunja për disa emra të njohur të estradës, duke përfshirë edhe menaxherët. Teksti është shkruar nga vet reperi, ndërsa producimi ka ardhur nga Vizion Records, duke garantuar një tingull modern dhe të fuqishëm.

Vëmendjen e ka marrë edhe klipi muzikor, ku Halidi shfaqet me xhupin e famshëm të Drake, duke shtuar një element vizual që lidhet me stilin ndërkombëtar dhe kulturën pop. Videoja mban vulën e regjisorit të njohur Dardani, i cili ka sjellë një koncept të qartë dhe të fuqishëm për ekranin.

– YouTube youtu.be

Ky projekt tregon një ansamble të re artistike dhe mesazh të fortë, duke konfirmuar se Halidi vazhdon të jetë një figurë e spikatur e skenës së repit shqiptar.

“Insomnia” tashmë është e disponueshme në YouTube, ku fansat mund ta ndjekin projektin dhe të komentojnë për rikthimin e reperit në majat e estradës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.