Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje masive në Ferizaj për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, të martën në ora 18:00.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja e disa personave. Pesë persona meshkuj kosovarë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe një person mashkull kosovar, në cilësinë e viktimës”, thuhet në raport.
Nga njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kanosur viktimën dhe një armë tjetër pistoletë lodër.
Me vendim të prokurorit një i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/