KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rrugët e mbushura me mbeturina në Çarshinë e Vjetër të Pejës, pamje që ngrenë shqetësim për mirëmbajtjen e zonës

Rrugët e mbushura me mbeturina në Çarshinë e Vjetër të Pejës, pamje që ngrenë shqetësim për mirëmbajtjen e zonës

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaqet gjendja e rrugëve në Çarshia e Vjetër e Pejës, ku vërehen sasi të konsiderueshme mbeturinash të shpërndara përgjatë hapësirave publike.

Pamjet tregojnë rrugët e kësaj zone të frekuentuar të qytetit të Pejës të mbuluara me mbeturina të ndryshme, duke krijuar një pamje jo të hijshme për një nga pikat më të njohura historike dhe turistike të qytetit.

Çarshia e Vjetër konsiderohet ndër hapësirat më të vizituara në Pejë, e njohur për lokalet, dyqanet artizanale dhe rëndësinë e saj historike.

Megjithatë, gjendja e paraqitur në video ka nxitur reagime dhe shqetësime për nivelin e pastërtisë dhe mirëmbajtjes së kësaj zone.

Pamjet kanë rikthyer në vëmendje edhe nevojën për kujdes më të madh ndaj hapësirave publike, si nga institucionet përgjegjëse ashtu edhe nga qytetarët, në mënyrë që një zonë me rëndësi historike dhe turistike të mos përballet me probleme të tilla të ndotjes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.