Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, i cili u rendit i treti në natën finale, ka sqaruar reagimin e tij pasi u rendit në atë pozitë.
Në momentin kur u bë publik rezultati, Ludo nuk reagoi pozitivisht, gjë që u komentua gjerësisht nga publiku në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë, ai ka folur në emisionin “Sol”, ku tha se reagimi i tij erdhi si pasojë e zhgënjimit në atë moment.
Foto: YouTube
“Na po flasim drejt, aty është Ludo i vërtetë sepse njerëzit mu kanë gjujt se demek pse reagove ashtu, familja edhe krejt. Po unë nuk jam Ludo nëse e pranoj vendin e tretë dhe gëzohem për Londrimin”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Normal, të nesërmen e takova dhe e përgëzova për vendin e parë si fitues, por në atë moment jam kanë shumë i mërzitur”.
Ludo tani një pjesë të madhe të kohës po e kalon në Kosovë, për shkak të bashkëpunimeve.
Loja e tij u pëlqye dhe mori kritika të shumta pozitive për gjithë situatat e krijuara brenda. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com