Pas arrestimit të Gjestit ka pasur reagime të shumta nga artistë të njohur, të cilët i dolën në mbështetje.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kolegu i tij, Yll Limani, me të cilin gjendet edhe në një label.
Në një postim të gjatë, ai thotë se atij i janë bërë shumë padrejtësi në muajt e fundit.
Postimi i plotë i Yllit (pa ndërhyrje):
“Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit.
Gjëra që asnjë artist nuk duhet me i kalu vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit.
Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi.
Arti është diçka që nuk mundesh me e ndal. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është veç betetja e tij: është diçka që na prek krejt neve që besojmë në lirinë e krijimit.
Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit.
Këto janë gjëra që askush nuk mundet me ia marrë.
Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë”.
Foto: Instagram
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmedi – Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.
Gjesti dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/