Dy lojtarët kosovarë Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli kanë qenë protagonistë në fitoren e Sionit ndaj Zurichut.
Sion arriti tre pikë me rezultat 1-2, ku të dy golat e mysafirëve u realizuan nga lojtarët e Kosovës.
Fillimisht, Benjamin Kololli shënoi nga pika e bardhë për ta zhbllokuar rezultatin (68’).
Ndërsa, ishte Hajrizi që e vulosi fitoren pas një asistimi të bukur të Surdez (85’). Përpos golit, ky i fundit edhe u shpallë “Lojtari i Ndeshjes” me notën 8.1 nga “SofaScore”.
Përpos tyre luajti edhe Rilind Nivokazi, derisa te Zurichu titullar ishte mesfushori Valon Berisha.
Sioni me këtë fitore zë pozitën e pestë me 45 pikë ndërsa Zurichu qëndron në vendin e 10-të me 31 sosh./Telegrafi/