Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ishte së fundmi i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.
Gjatë intervistës, ai rrëfeu për eksperiencën brenda shtëpisë së njohur dhe ndau me publikun planet dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.
Si pjesë e traditës së emisionit, të ftuarit performojnë live në studio.
– YouTube www.youtube.com
Londrimi nuk bëri përjashtim, duke kënduar këngët e tij të njohura, ‘Prek’ dhe ‘Maria’.
Megjithatë, performanca e tij muzikore tërhoqi vëmendjen e një ish-banori tjetër të dashur për publikun.
Xuxi, finalisti i tretë i edicionit të kaluar të BBVK, nuk ngurroi të japë një vlerësim të hapur.
Në Instagram, ai komentoi fituesin e këtij viti me fjalë të drejtpërdrejta dhe epike.
Foto: Instagram
“Më fal vëlla ama s’je në tonalitet!!? As Meritoni me brr nuk mundet me të ndihmu?! Ama, je simpatik djalë”, iu drejtua ai.
Komenti i Xuxit ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/