Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

