Ndërmarrja Publike Lokale NPL Kastrioti ka zhvilluar një aksion pastrimi në fshatin Plemetin, me qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore dhe ruajtjen e pastërtisë në zonat e banuara.
Sipas njoftimit, punëtorët e operativës kanë realizuar aktivitete të ndryshme për largimin e mbeturinave të grumbulluara pranë banesave dhe në hapësirat përreth tyre, duke kontribuar në përmirësimin e dukshëm të pastërtisë dhe rendit në këtë pjesë të fshatit.
Ky aksion është ndërmarrë me synim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për banorët e zonës.
Nga kjo ndërmarrje është theksuar se punëtorët e operativës do të vazhdojnë angazhimin për mirëmbajtjen e pastërtisë në të gjitha zonat e komunës, ndërsa është bërë thirrje edhe për bashkëpunimin e banorëve në ruajtjen e mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. /Telegrafi/