KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alarm në Pogradec, zjarri përhapet me shpejtësi në pyjet e Leshnicës

Alarm në Pogradec, zjarri përhapet me shpejtësi në pyjet e Leshnicës

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec.

Zjarri është konstatuar gjatë kësaj të marte, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin dhe përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu punonjës të njësisë administrative, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.