KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mbretëria e Bashkuar përgatitet të dërgojë anijen e dytë në Mesdhe

Mbretëria e Bashkuar përgatitet të dërgojë anijen e dytë në Mesdhe

Ministria e Mbrojtjes sapo ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar po përgatit një anije të dytë për dërgim në Mesdhe.

Ishte njoftuar tashmë se HMS Dragon, një shkatërrues i Tipit 45, po përgatitet për dërgim, transmeton Telegrafi.

Por tani Ministria e Mbrojtjes thotë se RFA Lyme Bay po përgatitet për dërgim “për detyra detare në Mesdheun Lindor”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Si pjesë e një planifikimi të kujdesshëm, ne kemi marrë vendimin për ta sjellë RFA Lyme Bay në gatishmëri të shtuar si masë paraprake, nëse do të nevojitet për të ndihmuar në detyrat detare në Mesdheun Lindor”.

Lyme Bay është një anije zbarkimi, e pajisur për të funksionuar si një platformë aviacioni dhe ka ambiente mjekësore.

Ajo përdoret shpesh për misione humanitare dhe ndihme në rast fatkeqësish. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.