KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Milani ia bënë të qartë klubit brazilian: Nuk e rrisim ofertën për Andre Luizin

Milani ia bënë të qartë klubit brazilian: Nuk e rrisim ofertën për Andre Luizin

Milani nuk ka ndërmend të rrisë ofertën për mesfushorin premtues brazilian Andre Luiz, i lindur në vitin 2006, pavarësisht se Corinthians fillimisht kishte pranuar propozimin e klubit italian.

Lajmi është raportuar nga gazetari i njohur i transferimeve Fabrizio Romano.

Klubi nga Serie A ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke bërë të qartë se negociatat duhet të vazhdojnë sipas kushteve të tyre, në të kundërt marrëveshja mund të dështojë.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Milani nuk planifikon të ndryshojë kushtet financiare të ofertës, duke theksuar gjithashtu se synohet një marrëveshje e shpejtë.

Nga ana tjetër, Corinthians fillimisht kishte treguar gatishmëri për të ecur përpara me transferimin, por këmbëngulja e Milanit për vlerësimin aktual të lojtarit ka krijuar një moment vendimtar në negociata.

Tani e ardhmja e talentit të ri brazilian varet nga fakti nëse dy klubet mund ta finalizojnë marrëveshjen menjëherë pa rihapur diskutimet për kushtet e transferimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.