KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu uron 8 Marsin: Kontributi i grave është themeli i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë

Haxhiu uron 8 Marsin: Kontributi i grave është themeli i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka përkujtuar rëndësinë e rolit dhe kontributit të grave në shoqëri.

Në një mesazh të publikuar sot, ajo tha se çdo arritje e grave përbën një hap përpara për shtetin dhe demokracinë e vendit.

“Nderojmë kontributin e grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të fortë dhe më të barabartë. Çdo arritje e tyre është një sukses për gjithë ne,” shkroi Haxhiu, duke uruar 8 Marsin të gjitha grave.

Ky mesazh vjen në një ditë kur përkujtohet rëndësia e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në të gjitha fushat e jetës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.