KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, hodhi nga vetura rreth 78 gramë hashash

Arrestohet një person në Prishtinë, hodhi nga vetura rreth 78 gramë hashash

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 mars 2026 rreth orës 20:10 në rrugën “B”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.

Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari dyshohet se ka hedhur nga vetura një paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash.

Pas konfiskimit dhe matjes, substanca ka rezultuar të ketë peshë 77.88 gramë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.