KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Shumë pretendonin se ishte më i pashëm se DiCaprio – si duket aktori Danny Nucci tani?

Shumë pretendonin se ishte më i pashëm se DiCaprio – si duket aktori Danny Nucci tani?

Danny Nucci, i njohur për rolin e tij si Fabrizio në filmin “Titanic”, ka rikthyer vëmendjen e publikut pas pothuajse tre dekadash.

Shumë fansa e konsiderojnë ende si një nga aktorët më tërheqës të filmit, madje më tërheqës se Leonardo DiCaprio.

Roli i tij, megjithëse i shkurtuar në versionin final të filmit, la një përshtypje të fortë dhe kishte skena më të dhunshme që u eliminuan gjatë post-produksionit.

Danny Nucci

Pas “Titanic”, Nucci ka vazhduar një karrierë të qëndrueshme në film dhe televizion, duke luajtur në projekte si “Crimson Tide”, “The Rock” dhe seriale si “CSI”, “Castle”, “Party of Five, “9-1-1” dhe të tjera.

Ai është lindur më 15 shtator 1968 në Klagenfurt të Austrisë, me origjinë italiane nga babai dhe francezo-marokene nga nëna.

Danny Nucci

Ka kaluar pjesë të fëmijërisë në Itali dhe më pas u transferua në ShBA.

Në jetën private, Nucci ka qenë i martuar dy herë dhe ka dy vajza, Savannah dhe Maya. /Telegrafi/

Danny Nucci

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.