Diego Simeone më në fund e ka drejtuar Atletico Madridin drejt një tjetër finaleje të Kupës në Spanjë, pas 13 vitesh përpjekjesh.
Duke shpjeguar pse iu desh kaq shumë kohë “Los Colchoneros” për të arritur një sukses të tillë, Simeone deklaroi se kjo ishte për shkak të kundërshtarëve të tyre.
“Vinim nga dy gjysmëfinale, ishim pranë arritjes në finale. Nuk ndodhi sepse kundërshtarët tanë ishin më të mire”.
Megjithatë, Simeone argumenton se Atletico arriti në finalen e Kupës së Mbretit këtë vit sepse ishte superiore ndaj kampiones në fuqi, Barcelonës.
“Në këtë përballje me dy ndeshje, ishim më të mirë se Barcelona sepse e shfrytëzuam lojën tonë superiore, ndërsa ata luajnë shumë mirë”, tha Simeone pas ndeshjes së dytë në ‘Camp Nou’.
Trajneri argjentinas theksoi se Barcelona i mposhti 3-0 në ndeshjen e dytë falë efikasitetit maksimal në goditjet standarde.
“Na dhemb fakti që nuk arritëm t’i kontrollonim ato situata standarde, të cilat na dëmtuan shumë dhe na vunë përballë një skuadre që luan shumë mirë dhe ta vështirëson edhe më tepër ndeshjen kur të kërcënon nga goditjet standard”, u shpreh Simeone.
Barcelona fitoi 3-0 në shtëpi, por humbi 4-0 në transfertë, çka shpjegon eliminimin e saj nga gara./Telegrafi/