KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmi më i madh ndonjëherë, 200 aeroplanë izraelitë sulmuan Iranin

Sulmi më i madh ndonjëherë, 200 aeroplanë izraelitë sulmuan Iranin

Me rreth 200 aeroplanë luftarakë, Forcat Ajrore Izraelite thonë se kryen sot sulmin më të madh ndonjëherë në Iran.

Sipas ushtrisë, sulmet e gjera kishin në shënjestër lansuesit e raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore iraniane.

IDF thotë se aeroplanët luftarakë hodhën qindra municione mbi rreth 500 objektiva ushtarake iraniane në Iranin perëndimor dhe qendror, pothuajse njëkohësisht, në orët e mëngjesit, si pjesë e sulmit.

“Ky është sulmi më i madh në historinë e Forcave Ajrore Izraelite, i ekzekutuar pas një planifikimi të kujdesshëm me inteligjencë të cilësisë së lartë, duke sinkronizuar njëkohësisht qindra aeroplanë”, thotë ushtria në një deklaratë.

Sipas IDF, sulmet ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit “mundësuan zgjerimin e superioritetit ajror mbi qiellin iranian dhe shkaktuan një goditje të rëndë ndaj aftësisë qendrore ofensive të regjimit, vendeve të lëshimit në Iranin perëndimor”.

“Një nga vendet që u godit në zonën e Tabrizit i shërbente njësisë së raketave balistike të Iranit, dhe prej andej planifikonte të lëshonte dhjetëra raketa drejt Izraelit”, deklaroi IDF. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.