Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Krasniqi riktheu kujtimet e vitit 2010, kur Kosova nuk ishte ende anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo përpjekje për të luajtur ndeshje ndërkombëtare kishte sfidat e veta.
Ai tregoi një rast kur shteti i Serbisë ndërhyu për të anuluar një miqësore që Kosova kishte planifikuar ta luante atë kohë ndaj Dinamo Zagrebit.
“Ka pasur lajme të ndryshme, por e kisha veçuar edhe ende më kujtohet aq shumë që pati bërë bujë atëherë, miqësorja me Dinamon e Zagrebit, aq u bë e madhe nëpër Serbi sa që i gjithë shteti serb punoi vetëm për të anuluar atë ndeshje”.
“Viti 2010 të pa antarësuar në UEFA dhe FIFA, Kosova me luajt me një Dinamo Zagreb që i ka pasur lojtarë Fatos Beqiraj nëse nuk gaboj ka qenë atë kohë, ka pasur lojtarë tepër të mirë”.
“Edhe ndeshja ka qenë e planifikuar të luhet në Prishtinë. Më kujtohet deri në ora 3 të natës kemi qëndruar e kemi thirrë Fadil Vokrrin në Francë, thoshte a ka vdekur dikush a po çfarë ka ndodhur”, ka rrëfyer mes tjerash Krasniqi.
Episodin e plotë me Kushtrim Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com