Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar.
Rasti ka ndodhur të premten në orët e hershme të mëngjesit, në ora 02:25.
“QKUK Reparti i Onkologjisë, Prishtinë 27.02.2026-02:25. Nga Shërbimi Korrektues është pranuar informata se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur ndaj tre të dyshuarve meshkuj kosovarë zyrtarë korrektues.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/