Një pushuese në rivierën Maya u befasua kur një mysafir i veçantë hyri në dhomën e saj të hotelit.
Një turistë nga Shtetet e Bashkuara, Julie Wallace, përjetoi një moment të pazakontë gjatë pushimeve të saj në Meksikë. Duke lënë dyert e ballkonit të hapura vetëm për dy minuta, ajo u befasua kur një majmun i llojit “spider monkey” hyri në dhomën e saj, u ngjit mbi krevat dhe mori një copë rrobë me vete.
Incidenti ndodhi në parkun e njohur turistik Xcaret, në Riviera Maya, një destinacion i njohur për natyrën e tij të pasur dhe kafshët e egra që jetojnë aty.
Majmunët e këtij parku janë të mësuar me praninë e turistëve, por vizita brenda dhomës së hotelit mbetet një rast unik dhe mjaft humoristik.
Video e momentit, e publikuar nga Wallace në TikTok, u bë menjëherë virale, duke grumbulluar mijëra komente.
Disa shikues e krahasuan sjelljen e majmunit me atë të një pushuesi të qetë që shtrihet mbi jastëk, ndërsa të tjerë i bënin shaka rrobës që majmuni e “vjedh” me stil.
Ky incident kujton turistëve që edhe dy minutat e pakujdesisë mund të sjellin mysafirë të papritur, sidomos kur ndodhen në destinacione të pasura me natyrë dhe kafshë të egra. /Telegrafi/