Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, në dy raste të ndara, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 2 nëntor, rreth orës 23:40, në lagjen Veternik, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar 4.68 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një bluarëse për narkotikë.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Bedri Berisha”, rreth orës 22:30, ku gjatë kontrollit ndaj një personi tjetër janë gjetur dhe sekuestruar 5.68 gramë marihuanë.
Në të dyja rastet, pas inicimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

