KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shoqata e Prokurorëve për rastin Grubi: Politikanët të përmbahen nga retorika që dëmton pavarësinë e vendimmarrjes

Shoqata e Prokurorëve për rastin Grubi: Politikanët të përmbahen nga retorika që dëmton pavarësinë e vendimmarrjes

Partitë politike dhe zyrtarët duhet të përmbahen nga retorika publike që minon pavarësinë e prokurorëve publikë në vendimmarrje, tha Shoqata e Prokurorëve Publikë pas reagimeve të shumta në publik, përfshirë nga politikanë dhe zyrtarë, të cilët kritikuan vendimin e ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi për t’u vendosur në arrest shtëpiak në vend të paraburgimit efektiv.

“Në ditët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të papërgjegjshme nga politikanë të caktuar që veçojnë dhe emërtojnë prokurorë publikë individualë, duke komentuar vendimet e prokurorëve publikë pa qenë të njohur me rastin konkret dhe provat.

Kjo kulmoi me komente politike në lidhje me një masë të caktuar arresti shtëpiak për një nga të dyshuarit në rastin ‘Lotaria Shtetërore’”, thonë nga Shoqata, duke shtuar se politikanët dhe zyrtarët duhet të respektojnë dhe të mos rrezikojnë parimin e ndarjes së pushteteve dhe të përmbahen nga një retorikë e tillë.

Prandaj, ata theksojnë se si Shoqatë, nuk kanë autoritetin të komentojnë vendimet e prokurorëve publikë për raste specifike, por kanë të drejtën dhe detyrimin të mbrojnë pavarësinë e prokurorëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.