E vendosur në një nga destinacionet më të kërkuara malore në vend, në shitje është vilë me sipërfaqe 136m² në Brezovicë, në kuadër të Shtërpcë, në Rrugën e Brezovicës, e pajisur me fletë poseduese dhe e shtrirë në truall prej 3.2 ari, me orientim nga të gjitha anët që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapur panoramike.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me energji elektrike dhe dru, duke ofruar fleksibilitet gjatë sezonit dimëror. Ambienti përreth është i gjelbëruar dhe parcela ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Pozicionimi në lartësi mbidetare garanton ajër të pastër dhe qetësi, ndërsa pamja drejt maleve përreth e bën këtë pronë të përshtatshme si për pushime sezonale, ashtu edhe për qëndrime më të gjata.
Si një nga lokacionet më të zhvilluara turistikisht në Kosovë, Brezovica mbetet ndër destinacionet me potencialin më të lartë për investim në prona rekreative dhe turistike.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 3 dhoma gjumi
- 1 banjo
- 1 Tarracë
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Veri, Jug, Lindje, Perëndim
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
- Sistemi i ngrohjes: Dru,
- KEDS
- TV
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Kened Tahiri
Emaili: kened.tahiri@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444








