Dodi Lukebakio, sulmuesi i Benficas, ka folur hapur për situatën e krijuar rreth akuzës për racizëm ndaj shokut të tij të skuadrës, Gianluca Prestianni, pas incidentit me Vinicius Junior në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve.
Gjatë një konference për shtyp, Lukebakio deklaroi se shpreson që akuzat të mos jenë të vërteta.
“Shpresoj që Prestianni nuk e tha atë. Sepse nëse është e vërtetë, unë nuk do ta pranoj. Unë jam kundër padrejtësisë. Çdo padrejtësi meriton pasoja”, tha ai, duke treguar se është i shqetësuar nga kjo situatë dhe i gatshëm që të shohë drejtësinë të zbatohet nëse pretendohet fjalë denigruese ndaj Vinit janë thënë.
Incidenti ndodhi në ndeshjen e parë të fazës së ‘play-off’-it e cila u zhvillua në Lisbonë, me Vinicius qëshënoi golin e fitores për Real Madridin.
Gjatë festimit të golit, ai u përball me Prestiannin, i cili tërhoqi fanellën mbi gojë ndërsa i fliste brazilianit, një gjest që u interpretua nga Vini dhe disa shokë të tij si fjalë raciste.
Dodi Lukebakio dhe Prestianni
Vinicius iu drejtua gjyqtarit për të raportuar ngjarjen, çka çoi në ndërprerjen e ndeshjes për rreth 10-11 minuta ndërsa aktivizohej protokolli i UEFA-s kundër racizmit.
Prestianni në ndërkohë më pas kishte mohuar fuqishëm se ka bërë ndonjë koment racor. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai deklaroi se “në asnjë moment nuk ka drejtuar fyerje raciste ndaj Vinicius, i cili keqkuptoi atë që beson se dëgjoi”.
Benfica në anën tjetër ka shprehur mbështetje të plotë për lojtarin dhe ka thënë se do të apelojë vendimin e UEFA-s./Telegrafi/