Sofia Vergara, 53 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave gjatë fundjavës në Miami, ku është shfaqur duke shijuar diellin dhe momente relaksuese me familjen.
Aktorja u shfaq e veshur me tanga të zeza, ndërsa promovonte edhe linjën e saj të kujdesit për lëkurën, Toty.
Në Instagram ajo ndau pamje nga një mbrëmje festive, ku u pa duke kërcyer dhe duke u argëtuar me djalin Manolo, nënën Margarita dhe motrat Veronica e Sandra, duke treguar energjinë dhe sharmin e saj të njohur, shkruan DailyMail.
Ky moment i gëzueshëm vjen pas dy viteve nga ndarja e saj nga Joe Manganiello, një vendim i marrë për shkak të dallimeve mbi dëshirën për fëmijë.
Pas përfundimit të martesës, Vergara ka fokusuar vëmendjen te vetja, te karriera dhe te familja, duke treguar se edhe pas përvojave të vështira mund të ketë lumturi dhe momente të veçanta me të dashurit e saj. /Telegrafi/