KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shkëlqeu ndaj Celjes, Liridon Balaj pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës

Shkëlqeu ndaj Celjes, Liridon Balaj pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës

Drita u mposht me rezultat 3-2 në shtëpi nga Celje në ndeshjen e parë të fazës së ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit pavarësisht se e gjetën veten në disavantazh prej dy golash pas pjesës së parë, ia dolën që të rikthehen duke barazuar rezultatin në 2-2.

Sidoqoftë, në minutat e fundit të ndeshjes ata pësuan sërish, duke u mposhtur kështu me rezultat 3-2, ku tashmë kualifikimi do të tentohet të arrihet në Slloveni javën e ardhshme.

Lojtari më i mirë në fushë për Dritën në këtë ndeshje ishte Liridon Balaj i cili u vlerësua me notën 8.2 nga SofaScore pas super golit të realizuar dhe asistimit të dhuruar.

Kjo paraqitje fantastike e tij bëri që SofaScore ta bëjë atë pjesë të formacionit më të mirë të javës në Ligën e Konferencës.

Për 45 minuta sa u aktivizua, Balaj gjithashtu pati 11 pasime të sakta, një shans të madh për gol të krijuar dhe tri rikuperime të topit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.