Lojtarët e Crvena Zvezdas fituan në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Evropës me rezultat 1-0 si mysafir ndaj Lille, dhe ndeshja në Francë u shënua nga një mesazh i turpshëm nga tribunat e tifozëve vendas.
Ndeshja u luajt në stadiumin Stade Pierre-Mauroy, ku u mblodh një grup tifozësh më të zjarrtë vendas.
Edhe pse stadiumi nuk ishte plot, mbështetësit më besnikë të Lilles shpalosën një flamur që tregonte Kosovën si pjesë të Serbisë, së bashku me një pankartë me mesazhin “Jo dorëzim”.
Lëvizja e tyre e turpshme duke ushqyer obsesionin e serbëve ndaj Kosovës nuk kaloi pa u vënë re.
Crvena zvezda shpejt njoftoi përmes profilit të saj zyrtar në rrjetin social X, ku shkurt tha “Merci!” në frëngjisht, duke falënderuar tifozët e ekipit vendas.
Sa i përket fushës, klubi beogradas arriti një fitore minimale, por të vlefshme me rezultatin 1-0, duke fituar kështu një avantazh të konsiderueshëm para ndeshjes së kthimit. /Telegrafi/