KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina Mall konfirmon marrëveshjen për “Beauty Fair Kosova 2026”në partneritet me MODUS Events dhe PR Solutions

Prishtina Mall konfirmon marrëveshjen për “Beauty Fair Kosova 2026”në partneritet me MODUS Events dhe PR Solutions

Prishtina Mall ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me MODUS Events dhe PR Solutions për organizimin e Beauty Fair Kosova 2026, duke konfirmuar mbajtjën e panairit më të madh tëindustrisë së bukurisë në vend.

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm në krijimin e një hapsire të përshtatshme ku brendet, profesionistët dhe bizneset e këtij sektori mund të prezantojnë risitë dhe të zgjerojnë bashkëpunimet e tyre.

Panairi do të mbahet më 24, 25 dhe 26 prill 2026, në hapsirën e dedikuar në Prishtina Mall, një vendtakim që ofron standarde të larta organizimi dhe kushte dinjitoze për realizimin e ngjarjeve të këtij niveli.Organizimi në këtë lokacion garanton përvojë profesionale për ekspozuesit, por edhe epozicionon panairin si një pikë referimi për zhvillimin dhe promovimin e industrisë së bukurisë në Kosovë.

Beauty Fair Kosova 2026 pritet të mbledhë dhjetëra brende, klinika estetike, sallone bukurie dhe kompani të specializuara të fushës.

Bizneset e interesuara për t’u bërë pjesë e panairit mund të rezervojnë hapësirën e tyre dhe tëpërfitojnë nga ky event promovimi dhe rrjetëzimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.