KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Opta publikon parashikimin e fundit: Arsenal favorit absolut, gara për Evropë dhe mbijetesë ndez Ligën Premier

Opta publikon parashikimin e fundit: Arsenal favorit absolut, gara për Evropë dhe mbijetesë ndez Ligën Premier

Superkompjuteri i Opta-s ka nxjerr renditjen më të re të parashikimeve të edicionit 2025/26 në Ligën Premier, ku sipas tyre titulli është thuajse i vendosur, por luftë e fortë për Ligën e Kampionëve dhe mbijetesën.

Parashikimi më i fundit statistikor i kompanisë Opta ka hedhur dritë mbi skenarin final të Ligës Premier, duke nxjerrë në pah diferenca të mëdha mes pretendentëve për titull, zonave evropiane dhe ekipeve që rrezikojnë rënien.

Në krye qëndron bindshëm Arsenal, me plot 79.6% gjasa për t’u shpallur kampion. “Topçinjtë” kanë gjithashtu 99.97% shanse për një vend në Ligën e Kampionëve, duke konfirmuar dominimin e tyre në këtë sezon sipas modeleve të Opta-s.

Pas tyre vjen Manchester City, me 17.3% gjasa për titull dhe 98.9% për kualifikim në Champions, ndërsa surpriza e madhe mbetet Aston Villa, e cila ka mbi 91% shanse për të siguruar Top 4 dhe vetëm 2.9% për titull.

Lufta për zonat evropiane mbetet e hapur mes emrave të mëdhenj. Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë më shumë gjasa të përfundojnë në Ligën e Evropës sesa në Champions, duke reflektuar një sezon të paqëndrueshëm për ta.

telegrafi.com

Në fund të tabelës, situata është alarmante. Wolves dhe Burnley shihen pothuajse të rënë nga kategoria, me mbi 98–99% gjasa për rënie, ndërsa edhe West Ham dhe Nottingham Forest kanë probabilitete shumë të larta për të përfunduar në zonën e kuqe.

Parashikimi i Opta-s konfirmon një gjë: titulli po shkon drejt Emirates, por Liga Premier mbetet e zjarrtë deri në fund – me Evropën dhe mbijetesën që premtojnë dramë javë pas jave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.