Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat Benfica – Real Madrid dhe Monaco – PSG,derisa dueli mes Borussia Dortmund dhe Atalanta ka filluar me 15 minuta vonesë.
Në Portugali, sfida mes Benficës dhe Real Madridit ka përfunduar pjesa e parë ashtu siç ka filluar, pa gola 0-0.
Ndërkohë në derbin francez mes Monacos dhe PSG-së ka pasur spektakël të golave 2-2.
Folarin Balogun ka shënuar dy gola për vendasit, derisa Desire Doue dhe Achraf Hakimi kanë barazuar për mysafirët. Vlen të përmendet se Vitinha ka humbur një penallti për parisienët.
Sfida mes Dortmund dhe Atalanta është 1-0 me golin e Guirassy. /Telegrafi/