Bukayo Saka është pa dyshim lojtari yll i Arsenal. Me kontratën e tij të re, ai bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit londinez.
Pak futbollistë e përfaqësojnë Arsenalin aq denjësisht sa Saka. Anësori nuk është vetëm një nga futbollistët më të mirë në pozicionin e tij, por edhe një produkt i akademisë së klubit – një simbol i vërtetë i “Topçinjve”.
Sipas raportimit të BBC, lojtari me këmbë të majtë ka nënshkruar një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2031.
Marrëveshja e mëparshme e tij skadonte në fund të sezonit të ardhshëm.
Kontrata e re është veçanërisht fitimprurëse për 24-vjeçarin. Ai do të përfitojë rreth 18 milionë euro në vit, çka do të thotë se deri në vitin 2031, shuma totale do të afrohet me 100 milionë euro.
Kjo e vendos Sakën në krye të listës së lojtarëve më të paguar në historinë e Arsenalit.
Në fushë, anglezi është një nga shtyllat kryesore të ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta. Këtë sezon ai ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.
Performancat e tij të vazhdueshme në nivel të lartë tashmë po shpërblehen me një kontratë rekord dhe me statusin e liderit absolut në “Emirates”. /Telegrafi/