Një burrë nga Ohio, i cili vazhdoi të përdorte të njëjtin grup numrash lotarie për 22 vjet, e gjeti këmbënguljen e tij të shpërblyer me një çmim të madh prej 3.5 milionë dollarësh.
Burri nga Akron u tha zyrtarëve të lotarisë së Ohios se vazhdoi të përdorte të njëjtët gjashtë numra — 6-8-16-20-26-45 — për të luajtur në shortet e lotarisë klasike për 22 vjet, pavarësisht se fitonte vetëm çmime të vogla herë pas here, sepse është “kokëfortë”, transmeton Telegrafi.
Bileta e burrit për shortin e 4 shkurtit, e blerë nga dyqani The Mapco në Brown në Akron, më në fund i solli atij një çmim të madh prej 3.5 milionë dollarësh.
Fituesi tha se i njohu menjëherë numrat e tij në rezultatet e shortit dhe tashmë ka plane të mëdha, duke përfshirë blerjen e një shtëpie të re dhe instalimin e një palestre në shtëpi.