KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Filipçe: Nikolloski gënjeu se ka gjetur zgjidhje për transportuesit, a do të ketë përgjegjësi?

Filipçe: Nikolloski gënjeu se ka gjetur zgjidhje për transportuesit, a do të ketë përgjegjësi?

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot ka akuzuar zv. kryeministrin, Aleksandar Nikolloskin se nuk ka gjetur zgjidhje për trnasportuestit e vendit, të cilët kalojnë transit nëpër BE.

“Nikolloski thoshte, mos u shqetësoni, problemi i transportuesve është zgjidhur, biseduam me Bashkimin Evropian, nuk do të ketë problem, por nuk është zgjidhur”, theksoi Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në takimin me Organizatën Komunale të LSDM-së në Gjevgjeli.

Filipçe theksoi se disa nga kompanitë tashmë po zhvendosen në Bullgari dhe Kroaci.

“E shihni si gënjeu zëvendëskryeministri Nikollovski për transportuesit. Çfarë tha, mos u shqetësoni, problemi është zgjidhur, biseduam me Bashkimin Evropian, nuk do të ketë problem. Epo, nuk është kështu. A do të mbajë përgjegjësi për mosthënia e të vërtetës? Ne biseduam me disa kompani. Ato tashmë po zhvendosen në Bullgari dhe Kroaci. Ata do t’i regjistrojnë kompanitë e transportit atje”, tha Filipçe.

Filipçe theksoi se qeveria e OBRM-PDUKM-së e ka sjellë me vetëdije vendin në një gjendje izolimi dhe pa një plan të qartë për përparim, gjë që ka pasoja të rënda për ekonominë, kompanitë dhe qytetarët.

“Na izoluan plotësisht. Do ta kishin kthyer emrin, do të kishin siguruar një pozicion më të mirë negociues. Asgjë nga kjo. Asgjë. Jemi të izoluar, një shtojcë në Ballkan. Nuk ka plan për të ardhmen”, tha Filipçe.

Ai shtoi se kryeministri Mickoski nuk ka të drejtë ta mbajë vendin të izoluar dhe të rrezikojë të ardhmen e qytetarëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.