Ministria e Kulturës ka njoftuar përmbylljen e punimeve të restaurimit të shtëpisë së Jusuf Ademit në fshatin Leshtar të Kamenicës.
Shtëpia, e cila ka mbi 150 vjet jetë, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të arkitekturës tradicionale kosovare dhe ruan vlera të mëdha historike dhe kulturore.
Restaurimi synon të sigurojë ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në gjithë territorin e vendit.
Ministria e Kulturës thekson se përmes këtij projekti vazhdon angazhimi për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë historike dhe arkitektonike të Kosovës. /Telegrafi/