Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot (16 shkurt) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar në Kosovë.
Për shkak të itinerarit të lëvizjes nga Aeroporti dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, Policia ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore.
Trafiku pritet të riorientohet në rrugë alternative gjatë kalimit të eskortës.
Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, duke bërë thirrje për respektim të udhëzimeve të zyrtarëve policorë. /Telegrafi/